Instituti “Hafiz Sabri Koçi”
Vazhdimësi E Institucioneve Arsimore Dhe Fetare Të Komunitetit Mysliman Të Shqipërisë
Cfarë është Instituti i Studimeve Islame?
Instituti i Studimeve Islame është një nismë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “BEDËR”, e cila synon t’i mundësojë të gjithë të interesuarve, njohuritë bazë fetare në fushën e Kur’anit, Hadithit, Fikhut (jurisprudencë Islame), Histori Islame apo Akaid.
Studentët e Institutit përvec dijeve personale që do të përfitojnë, do të jenë të aftë të bëhen pjesë e stafit të KMSH në rast nevoje.
Stafi akademik i Institutit do të përbëhet nga punonjësit e KMSH dhe KUB.
PROGRAMET E INSTITUTIT
Në semestrin e parë, INSI ofron këto programe:
ME SHUME RRETH NESH
Njoftimet e fundit
Qëndroni në kontakt me zhvillimet dhe të rejat më të fundit rreth INSI
INSI “Hafiz Sabri Koçi” ofron një program trajnimi një vjeçar për çdokënd që dëshiron të fitojë një formim të përgjitshëm në dituritë fetare, duke plotësuar kriteret minimale për të kryer detyra si imam dhe myezin, apo personel femër në xhami dhe ambiente të ngjashme. Gjithashtu ky program i drejtohet çdo individi që dëshiron të marrë njohuri themelore fetare.
Synimi i hapjes së këtij trajnimi është të plotësohen nevojat e menjëhershme nëpër xhami për imam, myezin dhe pozicione të ngjashme në shërbim të komunitetit të besimtarëve myslimanë.
Programi i trajnimit zhvillohet përgjatë 9 muajsh, ku ndarja është organizuar në tre semestre 3 mujorësh. Gjatë çdo semestri zhvillohen pesë lëndë nga 1 herë në javë për një total 9 orë mësimi për semestër. Mësimi zhvillohet një herë në dy javë në versionin online dhe një herë në muaj fizikisht në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër. Çdo lëndë ka edhe provimin e saj.
Në fund të programit studentët pajisen me çërtifikatë.