Shpërndani faqen. Zgjidhni platformën që dëshironi!

Jep kohe sprove

Kalimi i sprovave varet nga vullneti i lirë i njeriut. Allahu (xh.sh) di gjithçka, por dija e Tij nuk ndërhyn në rrezultatin e sprovës. Njeriut i jepet kohë që të bëjë zgjedhjen e tij me vullnet të lirë, mes së mirës dhe së keqes.

Fakti se Allahu (xh.sh) di çdo gjë, nuk do të thotë se njeriu është i detyruar të veprojë atë që Allahu e dinte. Nëse do të na lejohej krahasimi: astronautët me mjetet e tyre e mësojnë se kur do të ndodhë eklipsi, por kjo dije e tyre nuk ka kurrëfarë ndikimi as te hëna, as te dielli dhe as te toka. Po ashtu edhe që Allahu e di se çfarë do veprojë njeriu, nuk ia heq atij vullnetin e lirë.

Allahu (xh.sh) i jep kohë njeriut, si një mundësi ekstra që ai të heq dorë nga gabimi dhe të kthehet tek e drejta. Dhe kështu, pasi të mbarojë koha, Më i Drejti Gjykues, për të mundësuar drejtësinë e vërtetë, vendimin e merr në bazë të performancës së treguar nga njeriu me vullnetin e tij të lirë, dhe jo sipas dijes së Tij. Allahu di gjithçka më së miri./insi.al/